Vuletiq: Kurti e ka mbytur Vuçiqin, në Serbi preferohen më shumë Thaçi e Haradinaj

Zoran Vuletiq, kryetar i një prej partive opozitare në Serbi, Forumi Demokratik Qytetar, ka thënë se në vendin e tij janë bërë pishman që kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, qe liruar nga bu rgu 20 vjet më parë dhe se në vend të tensioneve me Kosovën, administrata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të donte ta kishte përballë në dialog ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ose ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se tash në Serbi “të gjithë mendojnë njëjtë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe të gjithë janë pishman që ai është liruar nga bu rgu i Serbisë dhe se askush s’është në gjendje të bisedojë me të, sepse janë të pamatshëm në raport me të”.

Sipas Vuletiqit, në Serbi preferohet të diskutohet më shumë për çështje të tjera me Kosovën.

 

“Ata më shumë e preferojnë Hashim Thaçin ose Ramush Haradinajn, të flasin për ndryshim kufijsh dhe mjegullnaja tjera. Kurti e ka mbytur Vuçiqin kur ka thënë se Vuçiqit i vjen keq që është liruar nga bu rgu në vend se t’i vijë keq që ishte pjesë e regjimit të Sllobodan Millosheviqit”, ka thënë Vuletiq.

 

Zoran Vuletiq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *