Aplikimi i Kosovës në BE, Vuçiç i drejtohet menjëherë Perëndimit

Sot Kosova nënshkroi dokumentin e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zyrtarizimi i nisjes së kësaj procedure u bë në një ceremoni të mbajtur në zyrën e Osmanit ku firmat në dokument i hodhën e para e shtetit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Nuk ka munguar edhe një reagim nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale është shprehur se “ka kërkuar nga Perëndimi që t’i tregojë se cilin nga pesë apo gjashtë dokumentet e rëndësishme duan të respektojnë”.

“Marrëveshja e Kumanovës, Karta e OKB-së, Rezoluta 1244, Marrëveshja e Brukselit apo Marrëveshja e Uashingtonit.
Kemi ardhur te dokumenti i gjashtë shumë i rëndësishëm i BE-së nga viti 2003, dokumenti i famshëm i Selanikut, për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Dhe në dritën e paraqitjes së kërkesës për anëtarësim në BE të Kosovës, pyetja ime është nëse do të respektojnë dokumentet që kanë sjellë vetë, qoftë edhe atë historik nga Selaniku, sepse në pikën 5 të dokumentit të Selanikut, thuhet se mbështet plotësisht zbatimin e Rezolutës 1244.

Pra, pyetja ime sot është se cilin nga këto gjashtë dokumente dëshironi të respektoni dhe ne do të pajtohemi absolutisht”, tha më tej Vuçiç.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *