Kasami takim me banorët e e fshatrave Vicë dhe Sellcë (foto)

Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami mbrëmë ka zhvilluar takim me banorët e fshatit Vicë dhe Sellcë për të dëgjuar hallet e banorëve të këtyre fshatrave dhe nëpërmjet Buxhetit të përcaktoj prioritetet e komunës së Tetovës për vitin 2023, informon portali “tetova1”.
“Ide, kërkesa dhe zgjidhje për qytetin e Tetovës!
Dëgjim publik me banorët e fshatrave Vicë dhe Sellcë rreth propozim buxhetit të vitit 2023. Bashkëbisedim i frytshëm me banorët e Malësisë së Tetovës për rindërtimin dhe zhvillimin e qytetit dhe fshatrave përreth.
Fshatrat e Malësisë do të kenë vëmendjen e merituar, pasi vizioni ynë është zhvillimi dhe ndërtimi i infrastrukturës moderne për këtë pjesë të malësisë. Banorët e këtyre fshatrave meritojnë jetë më të mirë, andaj u zotova se kërkesat e tyre do të implementohen në buxhetin e vitit 2023.
Duke respektuar parimin e demokracisë dhe transparencës, pjesëmarrja e qytetarit, OJQ-ve, shoqatave, sektorit civil dhe secilës palë në hartimin e buxhetit është i rëndësishëm, pasi qyteti është i të gjithëve!”, ka shkruar Kasami./tetova1/