Kjo është kompania që do të mbikëqyrë punën e Behtel-Enka (video)

Një kompani nga Itali do të mbikëqyrë punët ndërtimore të Behtel-Enka. Për punën e saj do të merr 23 milion euro nga shteti.
Këtë ekskluzivisht për Alsat në emisionin “Magazina Ekonomike” e deklaroi drejtori i N.P. Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi, sipas tij në rrjedh e sipër është afati kohorë për ankesa të dy kompanive të tjera të eliminuara.
Rustemi në “Magazina Ekonomike”, gjithashtu tha se pason procesi i marrëveshjeve mes Qeverisë dhe Behtel-Enka për ndërtimin e korridorit 8 dhe korridorit 10.
Sipas paralajmërimeve të Rustemit, së pari është paraparë ndërtimi i autostradës Gostivar-Kërçovë, sepse kjo trase ka më shumë lëndë për eksproprijim.
“Kamë nderin që në emisionin tuaj të shpall që sot na u kthye nga Byroja për Prokurime Publike vendimi dhe ne sot e shpallim vendimin për fituesin e mbikëqyrjes dhe konsulencës për Korridorin 8 dhe Korridorin 10D, ajo është kompania italiane, IRD Engineering”, deklaroi Ejup Rustemi, drejtor i N.P. Rrugët Shtetërore. /Alsat.mk