Pelè feston për triumfin e Messi nga shtrati i spitalit: video bën xhiron e botës

E çuditshme, por ndodh. Një brazilian mund të bëhet tifoz i Argjentinës. Madje jo një i zakonshëm, por “Mbreti” i Brazilit, Pelè.
Me Brazilin jashtë Kupës së Botës, Pelé ka bërë tifo për Lionel Messi. O Rei, i shtruar në spital në Sao Paulo për të trajtuar kancerin e zorrës së trashë, ka ndjekur në tv triumfin e Argjentinës ndaj Kroacisë në gjysmëfinale.
Skena është përjetësuar nga vajza e tij Kely Nascimento, në profilin e saj në Instagram. Ajo bëri një story ku duket një televizor me pamjet nga gjysmëfinalja dhe duart e Pelé.
Kampioni brazilian dhe vajza e tij janë protagonistët e historisë së postuar në rrjetet sociale. Ajo që e bën edhe më të vecantë është zbukurimi me gif-e të animuara me imazhin e Pleshtit.
“Sa gjë e bukur” është fraza e postuar bashkë me foton, në të cilën nuk shihet O Rei, por në sfond është dhoma e spitalit Albert Einstein.
Pelè është shtruar në spital që nga fundi i nëntorit. Javët e fundit kanë qarkulluar lajme disi kontradiktore lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
Në fillim, disa media folën për ndalimin e kimioterapisë dhe fillimin e kujdesit paliativ. Zëra të cilave fillimisht familjarët dhe, më pas mjekët, iu përgjigjën me një buletin mjekësor ku flitet për përmirësim të gjendjes.
E gjitha kjo, ndërsa në Katar vërshuan homazhet e shumta kushtuar kampionit brazilian. Në fushë, në tribuna dhe jashtë fushës.
نشرت أبنته هذا المقطع وكتبت:
ياله من شيء جميل!!! pic.twitter.com/wFsdQ70Ki1
— Golden Messi (@GoldMessi10) December 14, 2022