Tigrat rrahin disa persona në Shkup?

Forcat Speciale Policore “Tigrat” para disa ditësh kanë rrahur disa persona në afërsi të Parkut të Shkupit.
Sipas dëshmive të siguruara nga Almakos, personat Xh. I dhe E. I kanë qenë duke lëvizur me veturë në drejtim të hotel “Park”, për një moment janë ndaluar nga forcat speciale policore “Tigrat”,
me këtë rast u janë kërkuar letërnjoftimet, të njëjtit ju kanë dhënë letërnjoftimet, dhe papritmas ata janë sulmuar nga “Tigrat”.
“As nuk i kanë treguar arsyet se pse janë ndaluar, e as nuk ju kanë thanë asgjë, vetëm se menjëherë i kanë su lmuar duke i rrahur pa patur ndonjë sebep paraprak, bile njërin prej tyre e kanë gjuajtur edhe në shport të mbeturinave”, – thotë një i afërm i Xh.I lidhur me këtë rast.
E se çka ka pësuar njëri prej të sulmuarve nga policia mund të shikoni në fotografitë e më poshtme.