Daçiq: Ndërkombëtarët na thonë se problemi më i madh është Kurti

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk është i befasuar nga deklarata e përfaqësuesit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për Asociacionin dhe se ky qëndrim është përsëritur prej kohësh.

Daçiq theksoi për Televizionin Happy se qasja e SHBA-së për këtë çështje është shumë korrekte dhe shtoi se disa përfaqësues evropianë nuk janë aq të vendosur në këtë çështje.

“Escobar përdori formulimin për marrëveshjen e Brukselit që është në favorin tonë. Ai tha se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme. Disa përfaqësues të tjerë evropianë nuk janë aq të vendosur në këtë çështje. Berbokova më tha se asnjë kryeministër i Kosovës nuk do të pranojë formimin e Unioni i Komunave Serbe.

Mirëpo, kur u nënshkrua Marrëveshja e Brukselit, kryeministër ishte Hashim Thaçi, e nënshkroi. Paradoksi është se për disa ka marrëveshje të Brukselit e për disa nuk ka. Presidenti Vuçiq renditi të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe pyeti se cila marrëveshje ishte e pranueshme për ta”, tha ai është Daçiq.

 

Sipas tij, Kosova nuk dëshiron që asgjë të respektohet duke shtuar se këtu vihet në pikëpyetje vazhdimi i dialogut.

“Shkresat e samitit të Selanikut i referohen Rezolutës 1244. Të gjitha pretendimet se marrëveshjet dhe rezolutat nuk janë aktuale janë në funksion të inkurajimit të Kurtit që të mos pranojë asgjë dhe të vazhdojë agjendën e tij. Në ditët në vijim do të punohet për de -përshkallëzim dhe vetëm atëherë mund të flasim për tema më serioze në bazë të Marrëveshjes së Brukselit”, tha Daçiq.

Ai ka komentuar qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, duke pretenduar “se ata nuk kanë ku dhe nuk kanë rrugë për t’u kthyer”.

“Përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare deklaruan se problemi më i madh aktualisht është Kurti. Ata besojnë se derisa Kurti është në pushtet, nuk do të ketë asgjë për të respektuar Marrëveshjen e Brukselit”, tha Daçiq.

Ai tha se është e pasigurt se çfarë do të ndodhë me Kosovën pas aplikimit për anëtarësim në BE.

“Sciarto personalisht më premtoi se do të votonte kundër! Pyetja është nëse do të ketë votim fare apo do ta kërkojë Republika Çeke kryesuese si çështje procedurale”, ka thënë ai./Koha.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *