Fillon gjykimi për Muhamed Zeqirin-ish sekretarin e Qeverisë

Në Gjykatën Penale në Shkup, pritet të fillojë procesi gjyqësor në të cilin ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, është i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Zeqiri akuzohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 89.385.255,00 denarë (1 milion e 453 mijë euro)

Procesin e udhëheq gjyqtarja Fanka Jançuleva – Mihailovska, e cila është edhe kryetare e Këshillit Gjyqësor në procesin “Software”, në të cilin i akuzuari i parë është Dragi Rashkovski, njëherësh ish-sekretar i përgjithshëm i Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *