Përsëritet tragjedia pas 10 vitesh, vajza e djali shpëtojnë, nëna e babai jo! (video)

Të enjten pasdite në Obiliq u varros Nazmije Bublica, e cila vdiq herët në mëngjes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

E ndjera po trajtohej pasi bashkë me të bijën 11 vjeçe u go ditën nga një veturë në vendkalimin për këmbësor në Obiliq, të premten e shkuar.

Dhimbja është e madhe pasi këso përfundimi tragjik pati kohë më parë edhe bashkëshorti i saj.

 

Shefqet Krasniqi si hoxhë e i afërm i familjes, apeloi për vëmendje në trafik, meqë jeta e njeriut është e shenjtë.

E pamja për të do jetë tri ditë, teksa Aela e vogël u bë e ditur se në mesditë doli nga koma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *