Anketa e IRI: Gruevski, Mickoski, Ahmeti dhe Kasami politikanët më të dëshiruar në Maqedoni

Në anketën e fundit të Institutit Ndërkombëtar Republikan – IRI, si personazhi më i dëshiruar politik është azilanti politik në Hungari, ish kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski, me 7% besueshmëri.
Pas Gruevskit, me 6% vijojnë lideri opozitar Hristijan Mickoski dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Sai përket partive politike, VMRO-DPMNE është para LSDM-së, ndërsa BDI-ja për 1% i ikë Të Majtës.
Për VMRO-DPMNE do të votonin 19% e qytetarëve, për LSDM-në 11%, për BDI-në 7%, për Të Majtën 6%, për Aleancën për Shqiptarët – 5%, për PDT – 1%, për PLT – 1%, për Besën – 4%, për Alternativën 1%.
Më tej, Dimitar Kovaçevski ka fituar vetëm 5% besueshmëri. Stevo Pendarovski ka fituar 4% ndërsa Dimitar Apasiev dhe Bilall Kasami me nga 3%. Ish kryeministri Zoran Zaev dhe Branko Crvenkovski nga 2%.
Nga kjo ngelet të kuptohet se Ahmeti dhe Kasami janë më të pëlqyerit nga skena politike shqiptare, duke e marë primatin Kasami nga ish lideri i ASH-së, Ziadin Sela. Ky i fundit, sipas anketës së fundit ka fituar vetëm 2% besueshmëri.
Ajo që vlenë të theksohet, është fakti se qytetarëve u ka ardhur mbi kokë politika vendore dhe se nuk dëshirojnë të dëgjojnë për asnjë nga politikanët.
Kjo nga fakti se sipas kësaj ankete, madje 38% e qytetarëve janë shprehur se nuk duan asnjë politikan. 12% e qytetarëve nuk do të votonin nëse këtë javë mbahen zgjedhje, 21% nuk e dinë dhe 7% kanë refuzuar të përgjigjen./Zhurnal.mk