Martinez e shpjegon gjestin e tij të pahijshëm me Dorëzën e Artë

Botërori i Katarit ka përfunduar me fitues në të cilin Argjentina fitoi me penallti, edhe njëherë, me Emiliano Martinez që ishte kontribuues i madh në këtë fitore.

Ai bëri disa pritje të mira gjatë ndeshjes dhe priti një penallti që do të mbahet në mend, gjë që bëri që ai ta fitojë çmimin e si “portieri më i mirë” i garës.

Çmimi në pyetje ishte “Dorëza e Artë” dhe trofeu duket saktësisht si është, pra një dorëzë e madhe e lartë.

Ai merret gjatë ceremonisë së çmimeve nga portieri dhe ai festoi atë duke e mbartur në pjesën poshtë belit.

Kjo bëri që të këtë shumë kritika dhe opinione të ndryshme por që më shumë kishte kritika.

Pse Dibu Martinez festoi në këtë mënyrë?

Edhe njëherë, tensioni i penalltive i mbërtheu të gjithë. Tifozët dhe futbollistët.

Në fund të ndeshjes, portieri dha një arsye pse e bëri këtë gjest për median argjentinase, La Red.

“E bëra për shkak se francezët me fishkëllenin, krenarie nuk shkon me mua”, tha ai.

“Ia dedikoi titullin familjes time. Vijë nga një vend shumë i përulur. Shkova në Angli shumë i ri. Dëshiroj që këtë trofe t’ua dedikojë atyre”, tha Martinez.

Sporti mbi të gjitha

Por, nëse një gjë që bën të lërë gjurmë të Martinez, është të qenit sportist. Në një video që është postuar pas ndeshjes portieri shihet duke shkuar të Kylian Mbappe dhe duke e ngushëlluar atë, ku bashkë më të ishte edhe Presidenti i Francës, Emannuel Macron.

Ndeshja përfundoi me rezultat 3-3 pas shtesave me Mbappen që shënoi het-trik për francezët, derisa Lionel Messi shënoi dy herë për Argjentinën, me Di Marian që po ashtu shënoi gol për Albiceleste.

Penalltitë shkuan në favor të skuadrës së Lionel Scaloni, me Gonzalo Montiel që shënoi golin e fitores nga penalltia.

Martinez kishte më së shumti gisht në këtë fitore bashkë me Messi dhe kishte arsye për të festuar edhe më shumë në këtë triumf të argjentinaseve. /GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *