Nga mesnata do të shtrejtohet sërish çmimi i naftës

KRRE-ja solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,18% në raport me vendimin e datës 16.12.2022.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) rritet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,137 den/kg.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.
Nga data 20.12.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

 

EUROSUPER BS – 95 – 76,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS– 98 – 78,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) – 81,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 79,00 (denarë/litër)
Mazut – М-1 SU – 39,233 (denarë/kilogram)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *