SHBA iu bën thirrje qytetarëve të saj të kenë kujdes gjatë lëvizjeve në Maqedoni

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lëshuar një njoftim paralajmërues për qytetarët amerikanë në rast se ata planifikojnë udhëtimin në Maqedoni.

Sipas njoftimit të ambasadës përmenden arsye si rreziqe nga turmat për festat e fundvitit dhe kanosje për bo mba nëpër institucionet e vendit.

“Pasi krijohen turma të mëdha në prag të festave nëpër qendra tregtare, vende publike dhe markete, Ambasada e SHBA-ve ju rikujton që të keni kujdes për rrethin ku lëvizni duke mbrojtur veten dhe gjërat tuaja me vlerë” thonë nga Ambasada e SHBA-ve.

Gjithashtu, në letrën e këshillimit për qytetarët e saj, ambasada i përmend edhe kërcënimet e fundit me bo mba nëpër institucionet e ndryshme në vend.

“Në këtë vend kohëve të fundit ka pasur edhe disa kërcënime me bo mba. Kërcënimet në institucionet dhe vendet publike pas hetimit të policisë kanë rezultuar të rreme. Nëse jeni në ndonjë vend që kërcënohet me bo mbë, ju sugjerojmë që të dëgjoni sugjerimet e forcave të sigurisë në atë vend për t’u evakuuar nga vendi i kërcënuar”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, Ambasada e SHBA-ve sugjeron qytetarët e saj që të jenë syhapur, të shmangin turmat, të lexojnë mediat lokale, të evitojnë protestat apo demonstratat, të shmangin ekspozimin apo edhe të ndjekin sugjerimet e autoriteteve lokale.

 

Kujtojmë se më herët edhe Ambasada e Gjermanisë për arsye të njëjta i ka paralajmëruar qytetarët e saj që të kenë kujdes të shtuar nëse udhëtojnë në Maqedoninë e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *