Ndërron jetë profesoresha Ibadete Emini nga Tetova

Shkolla e mesme ekonomike 8 Shtatori në Tetovë ka ndarë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të profesoreshës Ibadete Emini.

Lajm i trishtë!
Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për humbjen e profesoreshës Ibadete Emini.
Shkolla jonë humbi një profesoreshë të përkushtuar, punëtore, të dashur dhe të duruar për kolegët dhe nxënësit.

U prehtë në paqe shpirti yt i bardhë profesoresha jonë e nderuar, do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona!
SHMEK “8 Shtatori” Tetovë” shpreh ngushëllime të sinqerta familjes për humbjen e madhe, kolektivit dhe nxënësve të shkollës sonë!

I përjetshëm qoftë kujtimi për ty profesoreshë!

Ibadete Emini ishte e martuar në fshatin Neproshten dhe ishte nënë e dy fëmijëve.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet me namazin e iqindis në varrezat e fshatit Neproshten./tetova1/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *