Nikolla Gruevski politikani më i besueshëm në Maqedoni

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, të cilit i është dhënë azil në Hungari, siç tregohet nga anketa e fundit e IRI-t, tani është politikani më popullor në Maqedoni.

Ka një vlerësim prej shtatë për qind. Pas tij në listë janë kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, kreu i BDI-së Ali Ahmeti me nga gjashtë për qind dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski me pesë për qind, Bilall Kasami me 3%, Ziadin Sela me 2% etj.

Pothuajse gjysma (45 për qind) e të anketuarve bërë nga Instituti Ndërkombëtar Republikan janë përgjigjur me “askush” në pyetjen: Cili nga ministrat e qeverisë e bën punën më mirë?

 

Ndryshe, anketa ka treguar se qytetarët nuk janë të kënaqur me punën e kryetares së Shkupit, Danella Arsovska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *