UEJL mbyll vitin me rritje të numrit të studentëve

Universiteti i Evropës juglindore (UEJL) po e mbyll vitin me rritjen e numrit të studentëve për rreh 6 për qind në pjesën gjeneratës së studentëve të vitit 2022-2023 ndërsa dyfishi i kësaj rritjeje në UEJL po shënohet në studimet deri diplomike.

Rektori i UEJL-së Abdylmenaf Bexheti tha se kjo rritje ka tejkaluar pritjet e UEJL-së për këtë vit. Sipas tij arsyeja e kësaj rritjeje të numrit të studentëve ka të bëjë me cilësinë që ofron ky universitet.

“E para është se tregu e diferencon cilësinë. Studentët tanë, tashmë rreth 60 për qind janë me bursa studentore dhe janë studentët të shkëlqyer. Çështja e dytë më këtë rritje të numrit është ofertat e reja akademike.

 

Ne çdo vit japim oferta të reja akademike, ndërsa këtë vit u konsolidua oferta shumë specifike regjionale që ka të bëj me programin ndërciplinar në master, 3 -E, ekonomia, ekologjia dhe energjia, që funksionon me mbi 20 studentë në master.

Dhe krejt e reja tjetër është fakulteti i shkencave mjekësore, që edhe pse me vonesë kemi filluar ta promovojmë, sërish kemi një fakultet ku për herë të parë në historinë 21 vjeçare, futemi me fakultetin e gjashtë që është një arritje mjaftë e madhe”, deklaroi Abdylmenaf Bexheti. Rektor i UEJL-së. /Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *