Historiani: Stërgjyshi nga babai dhe nëna e Messit janë arbëreshë nga Gjirokastra, e kishin mbiemrin Meksi

Historiani Naim Flamuri deklaroi se stërgjyshi nga babai dhe nëna e futbollistit Lionel Messi, janë arbëreshë nga Gjirokastra. Flamuri u shpreh se ata njiheshin me mbiemrin Meksi dhe se stërgjyshi i Messit, Anxhelo, emigroi nga Italia në Argjentinë në vitin 1883.

Ndërsa, për nënën e Messit, janë bërë publike disa fakte nga një prift, se ajo ka origjinë arbereshë.

“Messi ka përmendur që mund të ketë origjinë shqitare, në libër është theksuar si komunitet arbëreshë shqiptar i Italisë. Në librin e botuar nga Guillem Balague në vitin 2013 dhe unë e mora si referencë në vitin 2016, unë e përktheva nga gjermanishtja. Familja e babit të Messit, Anxhelo Messi ka emigruar në vitin 1883 nga vendbanimi arbëreshë për në Argjentinë. Anxhelo Messi, nga ana e babait vinte nga familja Meksi me origjinë nga Gjirokastra, për të emigruar në Itali.

 

Për nënën është folur këto dy javët e fundit, hera e parë që del prifti italo-arbëresh që dëshmon nëpërmjet dokumenteve kishtare që ai disponon si prift. Këto janë nga ana e nënës, ne kemi nga ana e babait, që është Anxhelo Messi, stërgjyshi. Dokumentet e emigrmieve janë që nga fundi i shekullit të 14, janë valët e emigrimieve të para, të dyta e të treta, sidomos pas vdekjes së Skënderbeut”, theksoi ai në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.

Historiani Naim Flamuri thotë se futbollisti Lionel Messi është me origjinë arbëreshë dhe kjo është e faktuar me dokumente.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Flamuri u shpreh se shumë familje arbëreshë emigruan nga Italia drejt Argjentinës, e një ndër to, ishte edhe familja e Messit.

 

Ndër të tjera, Flamuri deklaroi se Messi ka folur edhe vetë rreth origjinës së tij.

“Ne kemi në Argjentinë, mos harroni, grupimin më të madh apo emigrimin më të madh të italianëve, pra, nga Italia që kanë migruar në Argjentinë, janë mbi 25 milionë, ose 65% e popullsisë së Argjentinës. Prej 45 milionë popullsi që ka Argjentina, 25 milionë janë italianë dhe shumë prej tyre ne kemi edhe arberëreshë të Kishës Ortodokse që ndodhen në Argjentinë.

Të gjithë këto studime janë të bëra mirë, me argumente. Ne nuk po mburremi me njerëz që janë gjaku ynë, pse mos t’i themi që janë gjaku ynë, sepse të huajt e marrin dhe e bëjnë të tyrin. Ne e kemi tonin dhe e lëmë në harresë. Këto janë familje stradiote, stradiot do të thotë kalorës, që vinin veçanërisht nga Shqipëria që ishin në udhëheqjen e ushtrisë veneciane në shekujt 14 dhe 15. Ndërmjet tyre ka familje të njohura që kanë emigruar nga Italia dhe ndërmjet tyre ishte edhe familja e Messit, e kemi të njohur me emrin Meksi. Tani është folur për origjinën e së ëmës, e cila është shqiptare. Messi ka përmendur që mund të ketë origjinë shqiptare “, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *