Kryekuvendari i Turqisë viziton Tetovën, takon Kasamin

Kryetari i Kuvendit të Turqis, Mustafa Şentop sot ka qëndruar në Tetovë ku është mirëpritur nga kreu i komunës, Bilall Kasami informon “tetova1”.
“Kënaqësi të mirëpres në Tetovë mikun e popullit shqiptar, kryekuvendarin e Turqisë Mustafa Şentop.
Gjatë bisedës sonë shumëdimensionale diskutuam edhe për investimet e shtetit turk në Tetovë. Marrëdhënia jonë është e një rëndësie të veçant, prandaj vizioni ynë i përbashkët është thellimi i bashkëpunimit në nivel lokal!”, ka shkruar Kasami.
Şentop ka vizituar Xhaminë e Larme ku është takuar edhe me imamin e xhamisë dhe përfaqësues të Myftinisë së Tetovës. /tetova1/