Tetova tash më 4 vite nuk dekorohet për Vitin e Ri!

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me 15 dhjetor njoftoi se këtë vit qyteti i Tetovës nuk do të zbukurohet.
“Nuk do të ketë zbukurim të qyteti, për shkak të masave që ka sjellë Qeveria dhe Këshilli që ka sjell”, deklaroi Kasami i cili megjithatë e dha një lajm të “mirë” se dritat nuk do të fiken gjatë Vitit të Ri!

Por ky vendim i Komunës së Tetovës ka ngjallur shumë reagime të qytetarëve, informon “tetova1”.
Ata theksojnë se me këtë vendim veçanarisht dëmtohet pronarët e restauraneve dhe nëpërgjithësi bizneset e Tetovës sepse tetovarët për ta shijuar atmosferën e Vitit të Ri do të detyrohen të shkojnë në qytetet tjera të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë .

Brengosëse është edhe fakti se tash më edhe për mërgimtarët gjithnjë e më pak është atraktive ardhja në vendlindje për Vitin e Ri sepse nuk ka asnjë zbukurim apo organizim 4 vitet e fundit.
Përndryshe Tetova tash më 4 vitë nuk është duke u zbukuruar me rastin e ardhjes së Vitit të Ri.

Në ndrim vitin 2019/20 për shkak të tërmetit të ndodhur në Shqipëri me vendim të ish kryetares Teuta Arifi u vendos që mjetet e destinuara për zbukurim të dërgohen si ndihmë për familjet që u dëmtuan nga tërmeti.

Në ndrim vitin 2020/21 për shkak të Covidit poashtu nuk kishte asnjë organizim dhe zbukurim.
Pas fitores në zgjedhjet lokale të 2021, Kasami vendosi që mos të ketë zbukurim të qytetit dhe asnjë organizim në ndrim vitin 2021/22 për shkak të borxheve që kishte Komuna e Tetovës.

Edhe këtë vitë Kasami ka vendosur të respektoj masat që ka sjellë Qeveria për kursim, kurse shumica e qyteteve të Maqedonisë si dhe në rajon tash më janë zbukurur dhe gati se çdo ditë ka organizime të ndryshme ku përfshihen programe për fëmijë dhe koncerte në sheshet e qyteteve.

 

Deri më tash janë dekoruar Struga, Ferizaji, Prishtina. Ohri poashtu do të dekorohet dhe do të ketë pritje të organizuar për Vitin e Ri. Edhe në Shqipëri shumica e qyteteve tash më janë dekoruar për Vitin e Ri.

Kurse Shkupi për herë të parë në historinë si kryeqytet nuk do jetë i zbukuruar. Vendimin e ka marë kryetarja Arsoska e cila e ka prishur kontratën me kompaninë që ishte e caktuar për të zbukuruar qytetin. /tetova1/

Prishtina 2022/23

Ohri

Ohri

Ferizaji 2022/23

Struga 2022/23

Struga 2022/23

Lipjan 2022/23

Lipjan 2022/23

Gjilan 2022/23
Gjilan 2022/23

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *