Trupi i pajetë i një 16 vjeçari gjendet te Banjat e Tetovës (video)

0

16 vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht pas mesnate tek Banja e Tetovës kishte dalë mbrëmjen e të mërkurës me veturë ku tek prindi tij është lajmëruar se del me të dashurën, pas vonesës së gjatë dhe mos kthyerjes në shtëpi në orarin normal, prindi i tij e lajmêron në polici ku edhe kërkon ndihmë për djalin e humbur, shkruan Pa Censurë.

Rreth orës dy pas mesnate policia gjen veturën e 16 vjeçarit tek vendi i quajtur “Bocat” në Banjën e Tetovës, ku pranë veturës gjejnë edhe trupin e pajetë të 16 vjeçarit!

Prokuroria po kryen hetimet në vendin e ngjarjes, për detajet do të ngeleni të informuar!

 

………………………………………

Në rrugën e Banjave të Tetovës është gjetur i vdekur një 16-vjeçar.

Prindi i 16-vjeçarit mbrëmjen e djeshme raportoi në polici se djali i tij kishte marrë veturën dhe ishte zhdukur. Vetura e tij bashkë me të ndjerin është gjetur në Banjat e Tetovës,

ndërsa për momentin në vendin e ngjarjes janë ekipet e policisë dhe prokurorisë të cilët po hetojnë rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *