Djali 16 vjeçar është goditur me send të fortë nga e dashura

Më datë 22.12.2022 në ora 14:00, në SPB Tetovë është zhvilluar intervistë zyrtare me një të mitur 17 vjeçare nga Rogla e Tetovës.
Ajo dyshohet se ka su lmuar me send të fortë të miturin 16-vjeçar nga fshati Novosellë e Komunës së Zhelinës, i cili u gjet i pajetë dje në orën 07:10 minuta në ujërat e lumit ,,Shkumbim,, rrugës për në vendin e quajtur “Banja” në Tetovë.
“Më datë 22.12.2022 në ora 14:00, në SPB Tetovë është zhvilluar intervistë zyrtare me një të mitur 17 vjeçare nga Rogla e Tetovës. Ajo dyshohet se ka sulmuar me send të fortë të miturin 16-vjeçar. Po ashtu në lidhje me ngjarjen në prani të prindit, përfaqësuesit nga Qendra për Çështje Sociale, avokatit dhe personit mjekësor është zhvilluar bisedë me një të mitur tjetër 17 vjeçar nga Tetova”, informoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.
Vajza e mitur është ndaluar në komisariat, ndërsa i mituri tjetër është lënë i lirë.
“Pas dokumentimit të rastit nga gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës, të miturës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe është dërguar në burgun e Shkupi për vuajtje të masës së paraburgimit”, tha Rexhepi.
Nga ana tjetër, Ibraim Bajrami – avokati mbrojtës i vajzës së mitur mbrëmë vonë ka deklaruar se çështja është në procedurë para-hetimore dhe si e tillë për shkak të zbardhjes sa më korrekte të rastit, është mirë që në këtë fazë të procedurës të lihen organet kompetente të bëjnë detyrën e vetë.
“Personi që unë mora përsipër ta përfaqësoj nga sonte dhe ditët në vijim, do të jetë nën mbikëqyrje të personelit profesional – mjekësor për të vërtetuar gjendjen e saj psiko – fizike, që është shumë e rëndësishme për të vërtetuar gjendjen faktike në të ardhmen në lidhje me rastin shumë tragjik që ka ndodhur”, deklaroi Bajrami.
Ai theksoi se kjo padyshim, në të ardhmen do të tregojë “sa kemi nevojë të merremi me fëmijët tanë, që kanë një rrugëtim nga shkolla e mesme, shtëpia, nga vendi social ku ata gravitojnë dhe sa është probabiliteti i mundësisë që ata të jenë viktima të kërcënimeve dhe shantazheve dhe kështu me radhë. Shoqëria do duhet të merret më shumë me këtë problematikë”.
Pas dokumentimit të rastit nga gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës, të miturës i është caktuar masa e parabu rgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe është dërguar në bu rgun e Shkupi për vuajtje të masës së parabu rgimit.
Përndryshe, mëngjesin e djeshëm (22 dhjetor) trupi i pajetë i gjashtëmbëdhjetë vjeçarit u gjet në ujërat e lumit “Shkumbin” në Tetovë, afër Banjës së qytetit, i njëjti një ditë përpara ishte raportuar si i zhdukur. Shkaqet e vdekjes zyrtarisht nuk dihen ende.