Alarmet për bo mba në shkolla-ja çka thotë Kasami

Të nderuar qytetarë,
Ju informojmë se pas një emaili që ka arritur në dy shkollat fillore duke paralajmëruar për alarm bo mbe në shkollën fillore “LIRIA” dhe “Kirili dhe Metodi” nxënësit dhe mësuesit me urdhër të policisë janë larguar nga objektet e shkollës dhe organet kompetente po bëjnë punën e tyre.

Jemi në vendngjarje së bashku me policinë dhe të tjerë për të kontrolluar zonën.

Duke pasur parasysh se lajme të tilla ka pasur edhe në qytete tjera dhe se janë identifikuar si të rrejshme, gjithsesi ne duhet të jemi të kujdesshëm.

Njëkohësisht njoftojmë se në shkollat tjera fillore si dhe shkollat e mesme nuk ka ndonjë paralajmërim të tillë dhe situata është në kontrollë.

 

Apelojmë tek qytetarët, mësuesit dhe prindërit që të ruajnë qetësinë dhe të mos krijohet panik.
Sektori i arsimit pranë komunës së Tetovës me sugjerim të organeve shtetërore të sigurisë ka shtuar kujdesin dhe mbikëqyrjen e shkollave dhe në vazhdimësi janë në komunikim me udhëheqësit e shkollave dhe organet e shtetit për sigurinë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *