BESA: Sa zhvatje i’u është bërë mërgimtarëve dhe qytetarëve nga rrjetet korruptive të policisë në pikat kufitare

Rasti në kufirin e Tabanovcit, ku policia arrestoj policinë për mitmarrje, korrupsion dhe zhvatje të udhëtarëve në këtë kufi, tregon qartë sesa i thellë është korrupsioni në vendin tonë. Policia e shtetit në vend që ta parandalojnë dhe luftojnë çdo lloj aktiviteti kriminal dhe korruptiv në vendkalimet kufitare, ata përkundrazi janë vetë kryeaktorët e involvuar në ngjarje direkte zhvatëse të udhëtarëve që kanë kaluar këtë vendkalim kufitar.

Policia e shtetit në fakt është vetë shteti, ajo pasqyron realitetin dhe fotografinë e sundimit të ligjit në një shtet. Pasi që nëpër rrjetet sociale qarkullojnë fotografi të zv Komandantit të kufirit në Tabanoc me funksionarë të lartë të BDI dhe me zv Ministrin për Punë të Brendshme.

Pyesim publikisht MPB-në se kjo zhvatje me uniformën e policisë çfarë mbrojtje dhe përkrahje politike ka pasur nga funksionarët e lartë të BDI? A mos vallë garancën për korrupsionin e tillë, të arestuarit e mbrëmshëm e kanë pasur nga afërsia dhe miqësia me zyrtarët e BDI për ruajtjen e paprekshmërisë së tyre në reket dhe mitmarje!

 

Pasi që bëhet fjalë për skandal me të arrestuar policë me uniformë, të cilët e kanë nxirrë imazhin e policisë dhe shtetit, kërkojmë DORËHEQJE morale nga Ministri dhe Zv Ministri i MPB- së, i cili përveç fotografive me zv Komandatin e arrestuar në Tabanoc, ditë më parë ishte i përfshirë në SKANDAL direkt, ku natën e kaloj në një hotel në Turqi ku supozohet se ka kushtuar 20 mijë euro.

Kërkojmë gjithashtu që organet e drejtësisë rastin ta trajtojnë me seriozitet dhe nën fuqin e ligjit, duke i nxjerrë para drejtësisë autorët e ngjarjes së dhe të gjithë të tjerët që i kanë lejuar në zhvillimin e kësaj veprimtarie sa kriminale po aq dhe poshtruese.
Departamenti i Punëve të Brendshme i Lëvizjes BESA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *