Reagim lidhur me Analizen politike të Mehmet Krajës

Prof. dr. Sabit Syla
Instututi i Historisë – Prishtinë

REAGIM
Lidhur me Analizen politike të Mehmet Krajës
“Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”
Epoka e globalizmit dhe e teknologjisë informative, e cila e shndërroi botën në diçka më
të vogël se sa ajo që kishim menduar më parë, karakterizohet edhe me transformime në shumë
dimensione. Drejtues të institucioneve shkencore tanimë po bëjnë përpjekje për një organizim të
ri. I tillë është akademik Mehmet Kraja, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të
Kosovës. Pas 47 vitesh të plota, tani, kur rrethanat kanë ndryshuar, kur dekada me radhë liria dhe
demokracia po mbizotëron në Shqipëri, kur Kosova gëzon lirinë dhe kur shqiptarët në Maqedoni
janë të lirë në zhvillimin arsimor e kulturor, dhe në kohën kur Evropa po integrohet gjithnjë e më
tepër, është imperativ i kohës që edhe ne shqiptarët, të integrohemi si një popull në hapësirën
evropiane. Në këtë drejtim Mehmet Kraja, do të duhej të synonte në bashkimin e kërkuesve dhe
studiuesve të shkencave të disiplinave albanologjike, për të diskutuar, vlerësuar dhe
ridimensionuar studimet tona të përbashkëta, që me argumente shkencore, të pavarura e neutrale,
të dalim para botës me teoritë për vijimësinë iliro-shqiptare, trashëgiminë etnike dhe kulturore të
shqiptarëve në hapësirat ballkanike, për studimet letrare, antropologjike, kulturore e muzikore, e
hartiminin e objektivave dhe platformave për zgjidhjen e çështjes kombëtare, apo të paktën me
platformë për punën me shqiptarët jashtë atdheut gjatë periudhës së ardhshme. Por ai del me
analiza politike tejet të dëmshme, siç është e ashtuquajtura analizë, “Synimet destabilizuese të
Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

1 Sikurse dëfton emri i këtij dokumenti, qëllimi primar në thelb del ulja e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve, e në linjë me këtë edhe të asaj
politike e atdhetare. I dhimbshëm është fakti se analiza në fjalë është dokument zyrtar i publikuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Analiza politike e akademik Krajës, për Ilirët, Mesjetën e për shqiptarët në përgjithësi që flet prej shekullit XVIII e këndej, ka sjellë shumë pasaktësi në shkencë dhe në opinionin publik.
Madje ka vazhduar t’i kultivojë e përterijë edhe disa nga teoritë historiko-politike të fushës së historiografisë serbe ashtu si pohonin dikur Konstandin Jeriçek në “Historia e Serbëve” edhe autorët e botimeve të pas Luftës së Dytë Botërore, “Historia e popujve të Jugosllavisë”, “Historia e Malit të Zi”, “Historia e popullit Maqedon”, “Serbët dhe e kaluara e tyre”, monografia “Kosova” etj., Të gjithë këta mbrojnë tezat “mbi paaftësinë shtetformuese të iliro-shqiptarëve”,
duke pranuar se ata kanë njohur vetëm lidhjet farefisnore; mohojnë autoktoninë dhe lashtësinë e shqiptarëve në Kosovë, duke i paraqitur si “invadues” dhe “uzurpatorë”.

2 Edhe për vrasjet e pasluftës Kraja duket që është në të njëtën linjë me studiuesit serb dhe me të dhënat e shërbimit për zbulimin e krimeve të luftës pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (me tej: MPB) të Serbisë, që sipas tyre, “formacionet shqiptare janë përgjegjëse për vrasje gjatë luftës përveç
pjesëtarëve të rregullt të MPB-së edhe për vrasje të pasluftës, nga viti 2001 – 31 dhjetor 2004”.

3 Për periudhën e Mesjetës akademik Kraja shkruan: “..Periudha e Mesjetës në Kosovë
është jashtëzakonisht e errët”.4 Për sa i përket këtij konstatimi, mesjeta mund të jetë e errët për disa popuj, por jo për shqiptarët, sipas burimeve shkencore, nuk ka shkëputje kontinuitive në mes
të vazhdimësisë iliro-shqiptare. Prandaj dhe peridha e mesjetës, në kushtet e tanishme nuk quhet më peridhë e errët, për studiuesit e kësaj fushe. Shkenca na ofron një sërë të dhënash arkeologjike, gjuhësore, antropologjike, etnologjike, që dëshmojnë qartë vazhdimësinë iliro￾shqiptare. Kemi trojet arbërore qysh në mesjetën e hershme, qëndresë të shqiptarëve kundër pushtimit serb e atij osman, Kosovën në kuadrin e Principatës së Balshajve e të Dukagjinëve,kemi popullsi shqiptare, ekonomi, tregti, kulturë, organizim kishtar,etj.

5
Më tej për këtë periudhë Kraja shkruan: “me vakuume të mëdha në memorien historike, e
mbushur kryesisht me legjenda, me sundime despotësh, me kronika kishtare dhe me relacione tregtare të proveniencës raguziane ose venedikase. Prandaj, Beteja e Kosovës e vitit 1389, shikuar nga perspektiva e sotme, ndodhi sa në realitet, po aq në fantazinë e një mileu të prirë për
mite dhe mistifikime, duke bërë shkapërcimin nga realiteti në fiksionin fetar, siç ka ndodhur në përgjithësi edhe me eposet kalorësiake të Mesjetës, përfshirë këtu edhe një literaturë me
përhapje të jashtëzakonshme, të cilën në mënyrë të mrekullueshme e stigmatizon Servantesi në “Don Kishotin” e tij, sepse nuk ka pothuajse asnjë dallim midis bëmave të njërit nga heronjtë serb të Betejës së Kosovës, Marko Kraleviqit, dhe heroit të fiksionit letrar të Servantesit..”.

6
Një vlerësim i tillë është në kundërshtim me të dhënat shkencore, pasi kontributi i
shqiptarëve në këtë betejë nuk përmendet fare. Burimet historike, mbi betejën e Kosovës e kanë vënë në pah më së miri rolin që luajtën aty shqiptarët e komanduar nga Gjergji II Balsha, sundimtar i principatës së Shkodrës, Teodor Muzaka, zot i Beratit dhe i Myzeqesë, Dhimitër Jonima, zot i trevës midis Lezhës dhe Rrëshenit, si dhe forca të sundimtarëve të trevave të
Shqipërisë së Jugut dhe Epirit. Kështu, shqiptarët zinin ¼ e numrit të përgjithshëm të ushtarëve të koalicionit antiosman.7 Gjergji II Balsha evidentohet si një ndër aktorët kryesorë të koalicionit që morën pjesë në betejën e Fushë-Kosovës.

8
Gjergji aderoi aty me mijëra ushtarë. Roli dhe kontributi në këtë betejë bazohet jo vetëm në pjesmarrjen e tij me trupa ushtarake të shumta, por edhe me vendin dhe me popullin e kësaj treve. Këtu bazohet edhe autoriteti që ai kishte mes krerëve të tjerë të koalicionit dhe ndikimi që ai ushtronte mbi vetë princ Lazarin. Në këtë betejëmbeti i vrarë edhe Teodori II Muzaka,
9 ndërsa u zu rob Llazari i Serbisë, që më vonë turqit e vranë. Për më tepër vrasësi i sulltan Muratit ishte Millosh Kopiliqi,
10 me origjinë shqiptare.

Andaj z. Kraja, Beteja e Kosovës më 1389 nuk është legjendë e as fantazi për shqiptarët,
por burimet serbe për betejën e Fushë-Kosovës, janë krijime të mëvonshme të klerikëve të
gatuara kryesisht në kishat e manastiret serbe në shekujt e sundimit osman dhe më vonë. Gaboni
rëndë dhe me sa duket jeni i ndikuar nga literatura e vjetër të kohës, duke gjetur kështu vehten
tek historiani i shek. XIX, I. Ruvarac që njihet edhe si themelues i historiografisë moderne serbe.
Ai qysh në vitin 1887 i ka quajtur këto krijime si “përralla e prallëza popullore”, dhe si të tilla,
“nuk mund të përbëjnë një burim për historianët e sotëm”,12 ashtu siç po pretendoni dhe po i
merrni si të mirëqena në këtë rast dhe ju.
Për më tepër, z. Kraja shkruan: “Versionit serb të Betejës së Kosovës do të vijë në ndihmë
edhe versioni turk..”.
13 Por, një konstatim i tillë nuk qëndron për faktin se kur bëhet fjalë për
analizë krahasuese, atëherë çdo studiues duhet të bëjë krahasimin e të gjitha burimeve të kohës,
që në këtë rast, mungojnë. Si dëshmi mund të ofrojmë të dhënat nga veprat e autorëve dalmatin
të shek. XV-XVI, siç është rasti i humanistit të njohur nga Raguza, abati Aloysius Carvinus
Tubero dhe Mauro Orbini. Më pas vlen të theksohet dhe kronisti osman Oruçi e Neshri, kronistin
Gjon Muzaka,14 e kronistët Saddedin e Sollakzade,15 e burime tjera, nuk e pohojnë se të gjitha
burimet turke e mbështesin një gjë të tillë. Udhëpërshkruesi dhe kronisti turk Evlia Çelebiu, duke
u kthyer nga Bosnja, gjatë vizitës nëpër Kosovë, shkruan se popullësia e Kosovës ishte popullsi
shqiptare, kurse lumi Llab rrjedh pranë qytetit Kosovë, buron në Shqipëri dhe aty nuk flitet në
gjuhën boshnjake (sllave), por vetëm shqip dhe turqisht.

16
Sipas përpjekjeve të z. Kraja, për të bërë analizë studimore për këtë periudhë nuk del që
Kosova në atë kohë ishte me popullsi shqiptare dhe pjesë e Arbërisë. Lidhur me këtë, Philippe de
Maizières (një kronistë i betejës), së Kosovës më 1389 ishte i pari që në veprën e tij të shkruar në
tetor 1389 pohonte se beteja u zhvillua në pjesët e Arbërisë.17 Edhe nga të dhënat e mëvonshme
të shek. XVII në dokumentacionin austriak të komandës së ushtrive austriake, si dhe në ato
osmane gjatë luftërave austro-osmane të viteve 1683-1699, Rrafshi i Kosovës dhe i Dukagjinit
dëshmohet se ishin krahina të banuara kryesisht nga popullsia shqiptare dhe përfshiheshin brenda
kufijve dhe konceptit Shqipërisë (Albanien). Në dokumentet austriake dëshmohet se “Prizreni
ishte kryeqytet i Shqipërisë”, se “Prishtina ndodhet në Shqipëri”, “Peja një qytet në Shqipëri”, se
në viset e Kosovës flitej gjuha shqipe, etj. Vetë perandori i Austrisë Leopoldi I, kur hyri në
Kosovë e thekson se ushtritë e tij luftonin në Shqipëri. Pra, ishim të një trungu etnik shqiptar.

18
Këto të dhëna perëndimore mbi konceptin “Shqipëri” dhe mbi përfshirjen në të edhe të
qyteteve të Kosovës përputhen edhe me dokumente të tjera osmane. Në regjistrimin e vitit 1688 të kadillëkut të Rumelisë, të shkruar nga Abdullah Huremoviqi, rrethet e Pejës, të Alltun-Ilisë
(Gjakovë-Deçan), sanxhaku i Dukagjinit, rrethi i Prizrenit, rrethi i Suharekës bënin pjesë në
Shqipëri (Arnavutlluk). Po në këtë kohë, Jegen Pasha, duke kaluar nga Nishi për në Prishtinë,
pohon se ishte duke u futur në Shqipëri.

19
Me fjalë të tjera, Kosova llogaritej si pjesë e
Shqipërisë. Në përputhje të plotë me këto të dhëna janë edhe ato të hartave evropiane të asaj
kohe. Kështu, në një hartë të vitit 1688, territori i lumit Drin është pjesë e Shqipërisë. Në një
hartë të një viti më vonë, krahina e Kosovës bënte pjesë në Shqipëri.20
Kraja edhe pse mbron mos ekzistencën e mitit shqiptar për Betejën e Kosovës, nuk duket
se ngjashëm vepron me figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut kur shkruan se: “Po të ishte se te
shqiptarët ekzistonte një bazë për mitin e Betejës së Kosovës, ai do të valorizohej që në shekullin
XIX, atëherë kur u valorizua edhe miti për Skënderbeun”.
21
E vërtetë që tek shqiptarët nuk ka
ekzistuar një bazë për mitin e Betejës së Kosovës, por nuk qëndron valorizimi për mitin e
Skënderbeut. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nga fundi i Mesjetës bëri përpjekje maksimale për një
shtet të bashkuar shqiptar. Një përpjekje, e parë si vazhdim e si pikë kulmore e përpjekjve të
ngjashme që krerë të ndryshëm shqiptarë kishin çuar përpara duke filluar nga shekulli XII. Ai
vuri luftën për jetë a vdekje kundër invazionit osman. Kjo zgjedhje e pakompromis e diferencoi
dukshëm imazhin e Kastriotit nga ai i shumë sovranëve e princërve të tjerë të Evropës e
Ballkanit, që u dorëzuan ose u squllën përballë rrezikut osman. Këtë projekt të tij e njihnin në
vitin 1463, si Papa Piu II, ashtu edhe Mbretëria e Napolit, Republika e Venedikut, ajo e Raguzës,
etj.

22
Mehmet Kraja, në disa raste duke përdorur fraza të gjata për vetitë etnike të shqiptarëve
jep edhe disa vlerësime cinike për ta: “Frustrimet e nacionalizmit serb mbi këtë mit
i kanë
shkaktuar Kosovës tragjedi të mëdha, herë duke e pushtuar atë me luftëra të përgjakshme, herë
duke ushtruar gjenocid (mbi 170 mijë shqiptarë të shpërngulur nga Serbia jugore pas Kongresit
të Berlinit, 30 mijë të vrarë më 1913, mbi 250 mije te shpërngulur ne Turqi para dhe pas Luftës
se Dyte Botërore..”
23 Më tej shkruan: “…pas Luftës së Parë Botërore Serbia ndërmori hapa
radikalë në shpronësimin e shqiptarëve (përmes të ashtuquajturave reforma agrare) dhe dëbimin
e tyre për Turqi..”
24
Sipas këtij vlerësimi, që është një fakt i vërtetuar dhe nga studiuesit ndërkombëtar për
krimet serbe mbi shqiptarët, por, mos njohja e fakteve historike dhe përdorimi me nocionet e
caktuara për ta argumentuar një krim, shpesh herë kanë qenë të dëmshme siç mund të
argumentojmë edhe në këtë analizë. Është fakt i pamohueshëm se serbët në këtë periudhë kanë
bërë krime kundër shqiptarëve, por fjala gjenocid nuk ka ekzistuar si nocion në këtë kohë. Si i
tillë ky term doli në pah dhe u unifikua në vitin 1944 nga avokati polak Rafael Lemkin, duke
shfrytëzuar parashtesën greke “genos”, që nënkupton racën apo fisin, dhe prapashtesën latine
“cide”, që nënkupton vrasjen, përdori për herë të parë fjalën “gjenocid”. Farkimi i një termi të
tillë ishte reagim i pjesshëm i Lamkinit ndaj politikës naziste të shfarrosjes sistematike të …

Publikimi i plotë Këtu1672405652766435

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *