Grupi i zjarrit paralajmëron takim me strukturat nëpër degë

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, pjesë e të pakënaqurve në Bashkimin Demokratik për Integrim, apo siç njihet ndryshe “Grupi i zjarrit”, ka paralajmëruar për këtë të shtunë një takim me strukturat e kësaj partie në Studeniçan.

Sipas njoftimit të nënkryetarit, Izet Mexhiti, në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e “Grupit të zjarrit”, nga Musa Xhaferi te Visar Ganiu, Blerim Bexheti, zëvendësministëri Bashkim Hasani, madje edhe deputeti i pavarur që mbështet këtë grup, Kastriot Rexhepi.

Njoftimi i plotë i nënkryetarit të BDI-së, Izet Mexhiti:

 

Të nderuar, ju njoftojmë se funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim-BDI: Izet Mexhiti (nënkryetar i BDI-së dhe deputet), Blerim Bexheti (sekretar organizativ i BDI-së dhe kryetar i Komunës së Sarajit), Visar Ganiu (anëtarë i Kryesisë Qendrore të BDI-së dhe kryetar i Komunë së Çairit), Musa Xhaferi (kryetar i Këshillit mbikëqyrës të BDI-së), Nevzat Bejta(anëtar i Kryesisë Qendrore të BDI-së),

Kastriot Rexhepi (deputet), Bashkim Hasani(zëvendës-ministër i Mbrojtjes), Adnan Ejupi(sekretar shtetëror në Ministrinë e Sistemit Politik), do të realizojnë takim me strukturat partiake të Degës së BDI-së në Studeniçan.

Takimi do realizohet të shtunën (më datë 07.01.2023), me fillim në ora 19:00 në lokalin “SportPlus” që gjendet në Qendër të Studeniçanit, respektivisht përballë Xhamisë Qendrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *