Në një aksion policor në Tetovës një 14 vjeçare është kapur me marihuanë

Në një aksion policor të Tetovës një 14 vjeçare është kapur me marihuanë. Sipas policisë, e mitura në fillim ka gënjyer zyrtarin e policisë se në xhep ka cigare, mirëpo më pas është zbuluar se bëhet fjalë për cigare të improvizuara, gjegjësisht të mbushura me marihuanë.
“Zyrtarët policorë të SPB Tetovë, më 12 janar, dyzet minuta pas mesnate, në rrugën “113” në Tetovë, e kanë privuar nga liria një të mitur. Tek ajo është gjetur marihuanë dhe ndaj saj do të vijojë kallëzim përkatës.” – kumtojnë nga SPB Tetovë.
Edhe pse nuk ka një shifër zyrtare, nga policia thonë se në Tetovë gjatë gjithë vitit janë kapur dhjetëra nxënës të shkollave të mesme me lëndë narkotike.
Ndryshe, në Tetovë dhe jo vetëm, kohëve të fundit dukshëm është rritur delikuenca e fëmijëve nëpër shkolla, sidomos me përdorimin e lëndëve narkotike. Për të lu ftuar këtë fenomen, së fundmi është propozuar që në kuadër të Komunës së Tetovës të krijohet një Këshill për parandalimin e delikuencës së fëmijëve. Propozues i këtij Këshilli është profesoresha Blerta Ahmedi. /Nistori/