Ka ndërruar jetë Faruk Zeqiri, drejtori i gjimnazit Zef Lush Marku në Shkup

Sot paradite, në moshën 41 vjeçare ka ndërruar jetë drejtori i Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, Faruk Zeqiri. Zeqiri vite me radhë ka qenë pjesë e arsimit të mesëm në Shkup.
Miqtë e të ndjerit i kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, shokëve, nxënësve!
SI T’JU THEMI LAMTUMIRË DREJTOR?!
Lajm i trishtë dhe i hidhur për të gjithë ne si Institucion Arsimor, ShMQSh” Zef Lush Marku”- Shkup.
I njoftojmë të punësuarit, nxënësit dhe të gjithë dashamirët e Arsimit, se sot papritmas ndërroi jetë Drejtori i shkollës sonë FARUK ZEQIRI.
Në emër të Stafit të Shkollës i shprehim ngushëllime të gjithë familjarëve, të punësuarve, nxënësve, dhe dashamirëve të tij dhe arsimit në Shkup e më gjerë.
“Zoti të shpërbleftë për punën dhe të gjitha veprat që lë pas”!
Lajmin e vdèkjes e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës së Çairit.
“Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për vdèkjen e mikut tim, drejtorit të Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri. Faruku do të mbahet mend për punën e tij të palodhshme dhe kontributin e pamasë që dha për zhvillimin e arsimit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, shokëve, nxënësve!
Prehu në paqe Faruk, do të na mungosh të gjithëve pa masë! – shkruan Visar Ganiu.