Ali Ahmeti pa Mexhitin dhe Ganiun përkujton Skënderbeun në Çair (video)

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, shkoi në Çarshinë e Vjetër të Shkupit për të nderuar Skënderbeun në përvjetorin e vdekjes së tij, por pa pasur në krahë kryetarin e Çairit Visar Ganiu dhe kreun e mëparshëm të kësaj komune, nënkryetarin e BDI-së Izet Mexhiti. I pyetur se çfarë porosie dërgohet me mungesën e figurave kryesore të partisë së tij në Çair, në kohën e të cilëve u ngrit sheshi “Skenderbeu”, Ahmeti tha se sheshin e ka ndërtuar BDI.

“Skënderbeun këtu e ka ngritur Bashkimi Demokratik për Integrim, vendimi është i Qytetit të Shkupit dhe kjo është vepër kapitale, monumentale, është përcaktim ideor, strategjik politik i BDI-së…”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Por është në Komunën e Çairit ku kryetar i parë i Komunës së Çairit është z. Izet Mexhiti?

“Por mirë, shumë mirë, shumë mirë. Dhe askujt nuk i ndalohet që të vijë e të festojë 555 vjetorin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut…”, u përgjigj Ali Ahmeti.

 

Ahmeti tha së bashkëpunëtorët e tij të “Grupit të Zjarrit” kanë qasje të gabuar.

“Nga BDI-ja kërkush nuk është përjashtuar deri më tani, këto janë shokë të mi janë bashkëpunëtor të mi, e kanë shumë gabim qasjen. Unë nuk jam Kim Jil Ungu a si e ka emrin ky i Koresë së Veriut. Unë jam Pinun Çeti a kupton. BDI për integrim unë mendoj, mbas të gjitha rrethanave që është një nga partitë më demokratike, më e hapura në këto hapësira”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

“Grupi i Zjarrit” dhe pala tjetër në BDI vazhdojnë aktivitetet të ndara në terren me anëtaret e partisë. Ahmeti vazhdon prej ditësh takimet në Gostivar, ndërsa “Grupi i Zjarrit” të mërkurën takon rininë e Shkupit. /Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *