Përleshje fizike gjatë hedhjes së kryqit në Kriva Pallankë (Video)

Festa e “Ujërave të bekuar” dhe hedhja e kryqit këtë vit në përgjithësi kaloi e qetë në mbarë RMV-në, ndërsa incidenti i vetëm u regjistrua në Kriva Pallankë, ku ndodhi një incident fatkeq.

Në momentin kur kryqi u vendos në ujë, disa nga pjesëmarrësit u mblodhën rreth personit që kapi kryqin. Ata vazhduan të konfrontoheshin fizikisht, ndërsa priftërinjtë nga ura u bënin thirrje që të ndaheshin.

“Mos luftoni poshtë për kryqin, kryq po merrni”, dëgjohet në videon që po qarkullon në rrjetet sociale. /Nistori/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *