Taravari: Do të ketë referendum brendapartiak për hyrje në qeveri

Në këtë takim për herë të parë do të flasim nëse ia vlen të bisedohet për temën e hyrjes së ASH-së në Qeveri, a duhet të ndërpritet kjo dhe të vazhdojmë si ASH në opozitë – ka deklaruar Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, para fillimit të mbledhjes së Kuvendit Qendror të ASH-së që mbahet në Kumanovë.

Taravari, siç njofton KlanM, ka theksuar se nuk ka propozim konkret nga Kovaçevski, nëse do të kishte, ai tha se do ta prezantonin para opinionit, por konfirmoi se ka pasur kanale komunikimi,

“Ka pasur biseda joformale dhe tash për tash nuk kemi ndarë as Ministri e as Drejtori” – tha Taravari.

Para anëtarëve të KQ të ASH-së do t`i prezantoj të gjitha faktet dhe argumentet, gjërat që i kam biseduar edhe me përfaqësues të partive edhe me përfaqësues ndërkombëtar edhe me përfaqësues relevant politik të rajonit, do ta debatojmë brenda – tha Taravari duke shtuar se, sic njofton KlanM, për vete me intuitë nuk është i sigurtë as për njërën e as për tjetrën.

 

“Nëse dominon opinioni se duhet të hyjmë në Qeveri do ta formojmë një komision zyrtar partiak i cili do të ulet e do të bisedojë me partitë qeveritare dhe ndërkohë do ta ketë për obligim ta organizojë një referendum brendapartiak për këtë cështje” – tha Taravari./KlanMacedonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *