Zeqirija Ibrahimi tregon se çfarë ka biseduar me Izet Mexhitin (video)

Sekretari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi për TV21 konfirmoi se me iniciativën e tij është takuar me nënkryetarin e BDI-së, Izet Mexhiti.

Ibrahimi thotë se në takim është biseduar edhe për marrëveshjen që kanë mes koalicionit për përfshirje të Aleancës në ekzekutiv, ndërsa është biseduar edhe për mundësinë që Qeveria të zgjerohet me ASH-në.

Ibrahimi thotë se është ende herët për të treguar nëse do të ketë bashkëpunim mes “Grupit të zjarrit” në BDI dhe Alternativës.

 

“Kemi folur për atë çfarë po ndodh me rritjen e shumicës parlamentare dhe me atë se çfarë do të veprojnë ata si grup brenda BDI-së, thjesht të informohemi se ku jemi në pozicionet tona.

Është shumë herët të flitet për çfarëdo forme tjetër të bashkëpunimit”, tha mes tjerash Ibrahimi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *