Nga nesër do të ketë borë dhe erë

HAMBURG, NY - November 18: Tom Dee uses a shovel to dig out after an intense lake-effect snowstorm impacted the area on November 18, 2022 in Hamburg, New York. Around Buffalo and the surrounding suburbs, the snowstorm resulted in up to four feet of accumulation, and additional snowfall is forecast for the weekend. (Photo by John Normile/Getty Images)
Nesër dhe gjatë natës drejt të premtes do të ketë reshje bore, ndërsa vetëm në disa vende më të ulëta me reshje shiu dhe bore, informojnë nga DPHM.
Reshjet do të jenë më të shumta në pjesët jugore dhe lindore. Në zonat malore do të rritet trashësia e mbulesës së dëborës, ndërsa në disa nga vendet më të ulëta do të formohet shtresë e re.
Të premten pasdite dhe të shtunën do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu dhe do të ketë reshje kryesisht të borës me intensitet më të ulët.
Nesër në Luginën e Shkupit do të ketë reshje, të cilat pasdite dhe gjatë natës drejt të premtes herë pas here do të kalojnë në borë me intensitet më të dobët. Të premten dhe të shtunën do të fryjë erë nga veriu, do të jetë më ftohtë dhe do të bjerë borë e lehtë”, njofton DPHM.