Grubi sërish lëshon një mesazh “Hesht, duro, vepro!”

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një postimi sërish ka lëshuar një mesazh i cili si i tillë vjen dy ditë pas një porosie ku Grubi ngjajshëm kishte shënuar se “Po hesht, po duroj, po veproj sipas porosisë së Ali Ahmetit!
Ndërsa pas kësaj Grubi mbrëmë ka publikuar një foto me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, ku ka shkruar “Hesht, duro, vepro!”