Sot takimi me Kovaçevskin, Taravari mbledh strukturat e partisë

Arben Taravari ka mbledhur mbrëmë në selinë e ASH-së, kryesinë e ngushtë dhe kryetarët e degëve të partisë.

Takimi me strukturat është mbajtur në prag të takimit të Taravarit me kryeministrin Kovaçevski, të paralajmëruar për ditën e sotme.

Nga kjo parti thonë se takimi i mbrëmshëm qenë në lidhje me organizimin e brendshëm.

“Në takim është biseduar për organizimin e brendshëm, anëtarësimet e reja, aktivitetet në terren, ristrukturimin lokal dhe sfidat e reja që e presin partinë periudhën në vijim.

 

Kryetarët e degëve të ASh-së, janë njoftuar edhe rreth zhvillimeve politike, ndërsa kanë shprehur edhe sugjerimet, propozimet dhe kanë referuar për aktivitetet në degët përkatëse”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *