Me Afrim Gashin tani diskutohet edhe largimi i Alternativës nga Qeveria !?

Pasi dje pasdite u kumtua se Kovaçevski dhe Taravari 90% janë dakorduar për hyrje të ASH-së në Qeveri, në Alternativë ende nuk kanë ndonjë qëndrim përfundimtar lidhur me atë nëse kjo parti do t’i lë vende partisë së Taravarit në eksekutiv, ose ndoshta edhe do të braktisin Qeverinë, përcjellë Zhurnal.

Në pyetjen e portalin maqedonas MKD.mk, nëse tani kryeministri po negocion me Alternativën për ta mbajtur atë në pushtet, gjegjësisht cili është qëndrimi i partisë, nëse do të meret vendim për dalje nga Qeveria, nga partia e Afrim Gashit përgjigjen se për momentin nuk mund të thuhet asgjë sepse ende po negociojnë dhe po debatojnë brenda partisë se çfarë do të vendosin.

“Kemi mirëkuptim për interesin e opinionit, por në këtë moment mund të themi vetëm se organet partiake të Alternativës ende nuk kanë marë një qëndrim përfundimtar lidhur me zhvillimet aktuale të situatës politike.

 

Kur të ndodhë kjo, qytetarët menjëherë do të jenë të informuar për të gjitha vendimet nga ana jonë”, thonë nga Alternativa.

Nga Alternativa nuk janë të kënaqur që ASH po u bashkangjitet në pushtet sepse siç u shprehën, nëse ASH qëllimin do ta kishte për të mbështetur rrugën euro atlantike, këtë mund ta bënte edhe nga opozita. Nga Alternativa nuk pajtohen t’i lënë ASH-së një vend ministror, sidomos ministrinë e shëndetësisë./Zhurnal.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *