Kasami: Njësia Territoriale Kundër Zjarrit është nisur në ndihmë të popullit turk

Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka bërë të ditur se Njësia Territoriale Kundër Zjarrit nga Tetova është nisur në ndihmë të popullit turk.

“Në shenjë solidarizimi dhe mbështetje, një grup prej 9 vetave të licencuar për fatkeqësi natyrore nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë me mjete kundër zjarrit dhe atyre për kërkim shpëtim janë nisur për në Juglindje të Türkiye në ndihmë të popullit turk.

Tetova bashkëndjen dhimbjen e madhe që ka kapluar Türkiye-n!”, ka shkruar Kasami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *