Tragjedi dhe mrekulli në Siri, nëna nën rrënoja sjell foshnjën në jetë, vetë vdes , por i sapolinduri shpëton

Një tragjedi dhe një mrekulli në të njëjtën kohë ka ndodhur në Alepo të Sirisë. Një grua ka arritur të sjellë në jetë foshnjën e saj nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti.

Për fat të keq ajo nuk arriti të mbijetojë, ndërsa foshnja e saj po. Nga pamjet e publikuara në rrjet shihet teksa një burrë ka arritur të nxjerrë foshnjën e sapo ardhur në jetë nga rrënojat.

Ai e ka dërguar menjëherë për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, ndërkohë nuk dihen më tepër detaje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *