Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Librazhd

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri. Epiqendra e tërmetit ka qenë 23 kilometra në lindje të qytetit të Elbasanit dhe 10 kilometra nga Librazhdi.

Sipas të dhënave të EMSC-së, dridhjet e tokës kanë qenë të magnitudës 3.9 të shkallës Rihter. Raportohet se tërmeti është ndjerë edhe në disa qytete të tjera.

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë edhe në Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *