Ja kush do jenë ministrat e ASH-së në qeverin Kovaçevski?

Me hyrjen e ASH-së në Qeveri edhe zyrtarisht shumica parlamentare u shtua me 8 deputet.

Emrat e disa resorëve që do ti takojnë ASH-së do të zëvendësohen me kuadro të kësaj partie.

Mësohet se ministër i Shëndetësis në vend të Bekim Sali do të jetë Fatmir Mexhiti nga Negotina e Gostivarit, ministër i Drejtësis në vend të Nikolla Tupançevskit do të jetë Krenar Lloga nga Struga.

Zv/kryeministër për çështje ekonomike pritet të jetë Ilmi Aziri nga Kumanova, dhe Tiron Jajaga nga Dibra do të jetë zv/ministër i mbrojtjes.

Posti i zv/ministrit të Bujqësisë ende nuk është vendos por thuhet se do jetë kuadër nga Tetova.

 

Seanca për rikonstruimin e Qeverisë mund të caktohet për të hënën, tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, nëse gjatë ditës kryeministri Dimitar Kovaçevski ua dorëzon deputetëve propozimin për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar. /tetova1/

/tetova1/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *