Ja kush është Azir Aliu, Kandidat për Ministër i Shoqërisë Informatike dhe i Administratës Publike

Aleanca për Shqiptarët ka propozuar Azir Aliun të jetë Ministër i Shoqërisë Informatike dhe i Administratës Publike.
Në vazhdim janë të dhënat për biografin e Azir Aliu.

Azir Aliu aktualisht është i punësuar si profesor universitar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë. Aliu ka qenë drejtori i parë dhe iniciator i parkut të parë teknologjik SEEUTechPark në Tetovë.

Në të kaluarën ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bordit në Universitetin e Evropës Juglindore.

Përveç përvojës akademike, Azir Aliu ka edhe një karrierë të gjatë në sektorin privat si ndërmarrës, mentor dhe konsulent. Poashtu ka qenë këshilltar i Presidentit të Qeverisë për Inovacion, TIK dhe Arsimin e Lartë. Azir Aliu është i vetmi përfaqësues nga Maqedonia e Veriut në Programin “Digital Citizenship Education” në Këshillin e Evropës.

Shkollimin formal e kreu në Universitetin “Shën Kiril dhe Metodi” në Shkup, ku fitoi titullin Doktor i Shkencave të Informacionit. Ai është autor i disa punimeve kërkimore shkencore dhe menaxher i disa qendrave per inovacion në RMV.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *