Vetura del nga rruga Tetovë-Jazhincë, humb jetën një person nga Tearca

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit në Sllatinë të Tetovës. Një shofer 60 vjeçar është vetak sidentuar, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë shëndeti i tij.

“Sot (13.02.2023) në ora 05:55 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, afër fshatit Sllatinë, vetura ‘Daevu’ me targa të Tetovës, të drejtuar nga T.D. (60) nga fshati Tearcë ka dalë nga rruga.

Mjeku nga Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e shoferit dhe në një bisedë zyrtare bashkëshortja e shoferit ka deklaruar se para aksidentit T.D. është ndjerë keq, pas së cilës ka humbur kontrollin ndaj automjetit”, thonë nga MPB.

 

Nga MPB thonë se inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi inspektues nga SPB Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *