212 orë nën rrënoja, shpëtohet 77-vjeçarja në Turqi

Një grua 77-vjeçare u nxor nga rrënojat në qytetin Adiyaman. Ajo ka qëndruar e bllokuar nën rrënoja për 212 orë.

Mediat turke raportuan se Fatma Gungor u nxor e gjallë nga një bllok apartamentesh shtatëkatësh.

Nëntë persona të tjerë u shpëtuan nga rrënojat të martën, tetë ditë që nga goditja e tërmeteve fillestare.

Autoritetet e OKB-së kanë thënë se fokusi i përpjekjeve të ndihmave është zhvendosur në ndihmën e njerëzve.

Ata tani po lu ftojnë pa strehë ose ushqim të mjaftueshëm në të ftohtin e ashpër.

 

Tërmeti tragjik i 6 shkurtit në Turqi dhe Siri ka shkaktuar mbi 41 mijë viktima dhe shkatërruar qytete në të dy vendet, duke lënë shumë të mbijetuar të pastrehë në temperaturat e ulëta të dimrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *