Dy kryetarët e komunave takohen për të kërkuar lidhjen me rrugë të dy Orashave

Kryetari i Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri dhe Dimitar Kostadinoski-kryetar i Komunës së Jegunovcës kanë zhvilluar një takim ku është diskutuar për mundësin e hapjes së rrugës Orashë e Poshtme – Orashë e Epërme deri në rrugën magjistrale Tetovë – Jazhincë, informon portali “tetova1”.
“Takim pune me z. Rafiz Halitin dhe Kryetarin e Komunës së Jegunovcës, z. Dimitar Kostadinoskin. Temë diskutimi ishte mundësia e hapjes së rrugës Orashë e Poshtme – Orashë e Epërme deri në rrugën magjistrale Tetovë – Jazhincë.
U vendos që, Komuna e Tearcës dhe Komuna Jegunovcës të dorëzojnë kërkesë deri te Ministria e Transportit dhe e Lidhjeve dhe te Qeveria e RMV-së për hapjen e kësaj rruge”, kanë shkruar nga Komuna e Tearcës.
Përndryshe Orasha e Epërme dhe Orasha e Poshtme edhe pse janë fshatra fqinj dhe kanë shumë lidhje familjare nuk janë të lidhura më rrugë në mes tyre. Rruga nga Orasha e Epërme arrinë deri të Kalaja por për vetëm disa qindra metra ose 1 kilometër nuk lidhet me Orashën e Poshtme.
Banorët e Orashës së Poshtme për të shkruar në Tetovë duhet të ndjekin rrugën deri në Jegunovc-Përshefcë dhe pastaj lidhen në rrugën Tetovë-Jazhincë kurse Orasha e Epërme lidhet direkt në rrugën Jazhincë-Tetovë. /tetova1/