Gashi: Nuk i votojm pa kushte ndryshimet kushteutese

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi nuk beson se këtë vit mund të votohen ndryshimet kushtetuese.

Në Programin 200 në Alsat, ai tha se partia e tij mbështet ndryshimet kushtetuese por me një kusht, që të pranohet amendamenti i tyre për luftën kundër korrupsionit.

“Me një kusht nëse pranohet amendamenti për lu ftë kundër korrupsionit.

Ne e kemi propozuar një amendament kushtetues duke qenë në Qeveri, kemi thënë se më së pari vlen për funksionarët tanë dhe kishim dashur që njëherë e përgjithmonë të ngriten kriteret e luftës kundër korrupsionit në këtë vend sepse jemi lodhur të gjithë me ata që keqpërdorin fondet e qytetarëve.

Mendoj se është koha e fundit që t’i japim fund kësaj”, tha Gashi në Programin 200, në Alsat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *