ASh sulmon ekspertin Zeqirja Zeqiri për tragjedinë e Llaskarcës

Aleanca për Shqiptarët ka kritikuar mungesën e ekspertit Zeqirja Zeqiri në seancat gjyqësore për tragjedinë e Llaskarcës duke i llogaritur si të qëllimshme.

“Mungesa e ekspertit Zeqirja Zeqiri në seancën gjyqësore për tragjedinë në Llaskarcë, për të tretën herë me radhë duket e qëllimshme dhe në dëm të drejtësisë për këtë rast. Edhe më serioze këto dyshime bëhen kur vetë prokurori i rastit dhe dëshmitarë të tjerë, thonë se Zeqiri shkon në punë dhe shëtit nëpër qytet” thuhet në reagimin e ASh

Këto veprime të ekspertit dhe shtyerjet e seancës janë të njohura për opinionin dhe që tani dihet edhe tendenca. Në këtë mënyrë zvarriten seancat dhe vjetërsohet lënda. Ftojmë autoritetet përgjegjëse që të veprojnë urgjentisht, të mos lejojnë keqpërdorime të këtilla dhe të merren masa sanksionuese dhe ndëshkuese ndaj ekspertit Zeqiri thonë nga ASh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *