Grubi nga Dizhoni i Çairit: 21 vite besnikëri dhe përkrahje ndaj rrugës së Ali Ahmetit

Funksionarë të lartë të BDI-së dega Çarit mbrëmë kanë takuar qytetarët e nëndegës së Dizhonit ku kanë bashkëbiseduar për punët e realizuara gjatë qeverisjes së fundit.

Në këtë takim ishte i pranishëm, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, Adrian Muça, Shaip Zendeli dhe shumë funksionarë tjerë.

Grubi para të pranishmëve u shpreh se kjo është rruga 21 vjeçare e Ali Ahmetit ku është kënaqësi të shohësh se ky përcaktim ka mbetur i palëkundur mes aktivistëve të BDI-së.

“21 vite besnikëri ndaj rrugës vizionare të liderit tonë Ali Ahmeti dhe kënaqësi të shohësh se ky përcaktim ka mbetur i palëkundur mes aktivistëve të BDI-së edhe në Këshillin Vendor Dizhoni 2..

 

Faleminderit për mikëpritjen, përkrahjen, këshillat dhe rreshtimin krahë liderit tonë në thirrjen e tij për të bërë bashkë hapat e duhur drejt Europës dhe jetës më cilësore!” u shpreh Grubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *