Kryeministri Kovaçevski: Shumica e re është stabile dhe më e madhe

Edhe sot, kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se shumica parlamentare është stabile dhe më e madhe se sa që ka qenë deri tani.

Arsyeja se përse po zvarritet shkarkimi i ministrave të Alternativës është për shkak se shumë deputetët të opozitës janë paraqitur për të diskutuar në kuvend.

“Nuk zvarritet diskutimi nga ana ime, unë e kam dorëzuar propozimin që të premten, ja tani po vjen e premtja e ardhshme.

Se sa do të zgjas diskutimi, varet nga të paraqiturit për fjalë, sa e pash nga deputetët e opozitës ka interesim të madh, ata janë paraqitur të gjithë për diskutim.

 

Kjo është e drejtë demokratike, gjithsecili ka të drejtë që të shfrytëzoj të drejtën e tij demokratike”, ka deklaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *