Spasovski: Nuk ka asnjë dallim në mes Gruevskit dhe Mickoskit!

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në emisionin “Intervistë në Shenja”, tha se nuk ka asnjë dallim në mes Nikolla Gruevskit dhe Hirstijan Mickoskit.

“Cili është ndryshimi? A mund të shohim ndonjë ndryshim nga ajo periudhë deri tani. Shihni se si udhëhiqet në komunat dhe do të shihni gjitha aktivitetet të cilat i kanë”, tha Spasovski.

Sipas tij në 12 vite VMRO-DPMNE nuk ka bërë asnjë hap që ta ec para shtetin drejt NATO-s dhe BE-së, rritet euroskepticizmi, keni shkelje të drejtave të njeriut nëpërmjet përgjimeve, projekte si “Shkupi 2014”, shtet i kapur, presion mbi medieve, dy herë largim te deputetëve nga kuvendi… e gjithë këtë, sipas tij, nuk e tolerojnë vlerat e BE-së.

 

“Është e qartë se për struktura të tilla, të cilat, dëshirojnë të jenë pushtet në të ardhmen pa programe të qarta se si të bëhet kjo, kjo gjendje e staut kuo është zgjidhje me e mirë. Për këtë e bëj atë paralele dhe them se asgjë nuk ka ndryshuar”, tha Spasovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *