Ganimete Musliu dhuron ‘show’ në Kuvend, Kurti ia plas gazit (video)

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë vazhduar mbrëmë seancën e përfunduar në orën 16:00 pas largimit të kryeministrit, Albin Kurti, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë seancës në orët e vona, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shkaktuar të qeshura me fjalimin e saj në foltore.

Musliu ka kujtuar kohën kur Kurti kritikonte Qeveritë e kaluara që mbanin seanca vonë.

“A pot kujtohet Albin kur vishe edhe i qojshe krahtë si shqiponje në atë kohë, thojshe po mani seanca natën, po tuteni prej popullit, prej kujt po ikni. Çka po bën sot ti Albin? Dreqi të hangtë, nuk e le asnjë qershi pa e hangër”, është shprehur Musliu.

 

E në anën tjetër, gjatë diskutimit të saj, shihet se edhe kryeministri Kurti ia ka plasur të qeshurës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *