Top Channel: Shqiptarët kanë 10 ministri në Maqedoni por nuk flasin shqip (video)

New Macedonian Prime Minister Dimitar Kovacevski (C) and members of his cabinet pose for a family photo after being elected in the Macedonian Parliament in Skopje, Republic of North Macedonia, 17 January 2022.North Macedonia’s new prime minister, Dimitar Kovachevski was a deputy finance minister in the Zoran Zaev government. Zaev, stepped down after heavy losses in local elections last October.
Nga 20 ministra që ka kabineti i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, 10 prej tyre janë shqiptarë.
Po ashtu zëvendës/Kryeministri është shqiptar dhe kryetari i parlamentit të Maqedonisë është shqiptar.
Si ka mundësi që gjuha shqipe të ketë probleme me zbatimin e saj? Vetë shqiptarët drejtojnë gishtin nga shqiptarët e politikës, që sipas tyre, kanë bërë kompromise për përfitime personale.
“Në kohën që gjysma e Maqedonisë së Veriut udhëhiqet nga shqiptarë janë të pakta ato ministri që komunikimin me qytetarët dhe pushtetin lokal e bëjnë në gjuhën shqipe, siç janë të obliguar në bazë të ligjit.
Aplikimet për fonde të ndryshme që vijnë nga qeveria qendrore vijnë vetëm në gjuhën maqedonase dhe unë kam insistuar që të jenë edhe në shqip.
Nëse futeni në web faqet e ministrive që udhëhiqen nga shqiptarët do të shihni se gjuha shqipe atje është me google translate dhe nuk ka seriozitet, të gjithë aplikimet, dokumente, projektet janë vetëm në gjuhë maqedonase”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Komunës Tetovë.